Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive

Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive
Dëbora mbushi malet këtë javë” në të gjithë Europën dhe nuk la pas as Shqipërinë. Po kush i trembet dimrit duhet edhe të dijë se këto kushte atmosferike janë shenjat se kjo stinë është në ikje. Në fakt mbetet edhe pak kohë, pak kohë për të përjetuar edhe bukuritë e kësaj stine.
Padiskutim që edhe dimri është magjepses, mjafton të dish se si ta shijosh atë. Kështu pra, ne vendosëm të takojmë dimrin këtë fundjavë. Në mes shumë alternativave për të kaluar një fundjavë, që nga ajo e të qëndruarit në shtëpi e deri tek udhëtimet jashtë Shqipërisë, ne zgjodhëm skitë. E nëse shumë prej nesh e duan apo jo dimrin, kjo stinë sërish na shkakton një fare bezdie me të ftohtin dhe lagështinë, por pikërisht këtë të ftohtë ne mendojmëta takojmë këtë fundjavë nga afër dhe jo nga pas dritares së një dhome të ngrohtë. “Të bësh ski është një fëmijëri e dytë”, tregon Gent Mati, skiator dhe njëkohësisht drejtuesi i agjencisë Outdor Albania.
Dhe në të vërtetë, në kërkimet tona rezultoi se të gjithë ata që ushtrojnë skitë në thelb përjetojnë në mënyrë të përsëritur një aventurë fëminore krejt të vecantë teksa rrëshkasin të lirë në dëborë. Mirëpo të rinjtë Shqiptarë, sidomos ata të postkomunizmit kanë nisur vonë të përqafojnë pasionin për këtë sport magjepsës por gjithashtu edhe të lodhshëm. Por sic i thonë fjalës, asnjëherë nuk është shumë vonë, këtë të paktën dëshmojnë edhe një numër i konsiderueshëm I agjencive turistike të cilat vrullshëm ofrojnë një sërë paketash për të kaluar një fundjavë me “skitë”. Jo vetem kaq, por të interesuarit
nuk janë pak. Padiskutim që nuk po flasim për alpet e bukura të Zvicrës por për vende shumë pranë nesh. Kur e pyetëm Gent Matin për skitë i pari vend që i shkoi në mend ishte Korca e ëmbël plot me dëborë.
“Rrethi i Korçës me fshatrat Dardhë dhe Voskopojë është i pari që të vjen në mend përsa i përket skive në Shqipëri. Aty ka disa njësi akomoduese dhe pista apo më mirë livadhe të vogla skijimi të përgatitura me këmbë ku kush ka dëshirë mund të provojë përvojat e para me ski.”
Ndërsa flasim për Korcën,Genti na tregon se nga eksperienca e tij si skiator ky destinacion lë ende për të dëshiruar në krahasim me atraksionet e këtij lloji që ofrojnë vendet fqinje si Maqedonia, Mali i zi dhe Kosova.
“Gjithashtu në Dardhë ekziston dhe një ski lift(- teleferiku për skiatorët) I thjeshtë që ndihmon ushtruesittë ri-ngjiten në majë të djerinës për tu lëshuar
sërish. Gjithësesi, infrastruktura e këtyre qendrave nuk ka të krahasuar me vendet fqinje, ku me qindra shqiptarë shkojnë rregullisht gjatë fundjavës për të skijuar ‘me të vërtetë’. Më populloret janë Shën Nikolla (Kolashin) në Mal të zi, Mavrova e Kodra e Diellit në Maqedoni dhe për mua personalisht Brezovica në Kosovë, ku sivjet kam vënë re me kënaqësi shtimin e vizitorëve nga Shqipëria- sidomos të rinj!”
Nëse supozojmë se ushtrimi i skive është një hobi I fshehur ose të paktën kurioziteti na shtyn ta provojmë, atëhere si pikë nisje na duhet të dimë se ku mund të blejmë ose të marrim meqera kostumin dhe skitë, dhe padiskutim na duhet të dimë se sa mund ta përballojë xhepi ynë këtë gjë, kuptohet që të gjitha këto të dhëna na shërbejnë nëse vendosim t‘i hyjmë aventurës së skive në mënyrë të pavarur dhe jo nëpërmjet udhëzimeve të një agjencie turistike.

Gent Mati na shpjegon edhe këto detaje.
“Secila nga qendrat e mësipërme ka njësi ku mund të merren pajisjet me qera - relativisht lirë, psh duke filluar nga 7-8 euro në ditë. Shitoret e sportit kryesore të Tiranës tregtojnë pajisje skijimi, sidomos veshje dhe disa modele skish. Pajisjet e reja të skijimit në përgjithësi janë të shtrenjta – duhen llogaritur minimalisht 200-300 euro për të blerë modele bazë apo të viteve të kaluara, ama modele të përdorura por në gjendje tepër
të mirë mund të gjehen dhe më lirë. Të mos harrojmë edhe ‘gabin’ ku me pak lek mund të gjehet thuajse gjithçka nevojitet për të përballuar të ftohtin ‘in style’” Dhe në fakt përvec dyqaneve të veshjeve sportive në Tiranë ku padyshim mund të gjenden pajisjet e skive, për ata që do të duan të vizitojnë njësinë e skijimit në Brezovicë, kanë mundësinë që duke ndaluar në Prishtinë, Ferizaj apo edhe direkt në Brezovicë të blejnë kostumin e tyre personal në disa nga qendrat kryesore. Pasi pyetëm disa nga përfaqesuesit e dyqaneve na rezultoi se pikërisht në këtë periudhë në qytetet e sipër përmendura, artikujt në fjalë kanë edhe skonto deri në 10%. Por mes tyre mund të gjenden edhe pajisje ende më në skonto kur bëhej fjalë për modele të viteve të kaluara. Duke u nisur nga predispozita se jemi fillestarë me skitë dhe se kjo do të jetë aventura e parë për ne drejt këtij sporti, do të na duhet të dime se ku do shkojmë, më saktë cilën rrugë do të ndjekim e deri tek detaje të tjera si parashikimi i motit.

(km/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024