Në fakt, që nga ndarja “legjendare” me Milotin, këngëtarja seksi e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të pasur një mashkull pranë vetes, madje këtë gjë e ka konfirmuar edhe gjatë një interviste ditët e fundit.
Prej kohësh nuk kam një mashkull në krah, nuk e mbaj mend që kur nuk kam dalë për herë të fundit me një të tillë, ndoshta para një viti ose edhe dy”, – ka thënë ajo, duke shtuar se ka jashtëzakonisht nevojë për një mashkull që t’i ofrojë dashuri dhe ta mbështesë.
Ndryshe nga opinioni kolektiv, Genta është një femër shumë familjare, e gatshme të heqë dorë madje edhe nga karriera për t’iu dedikuar familjes që do të ndërtojë. Megjithatë, për momentin i është dedikuar vetëm muzikës.