Këngëtarja Genta Ismajli u bë shumë kohë që ndodhet në Turqi,ku po punon një super projekt në bashkëpunim me një artist turk.
Mediat turke kanë filluar të shkruajnë për Gentën dhe ta bëjnë pjesë të lajmeve të përditshme të tyre.
Në shumë gazeta turke Genta ka qenë edhe në kryefaqen e tyre.
Për një gazetë turke ajo është shprehur se ka shumë vende që nuk i ka vizituar në Stamboll dhe se do të kthehej përsëri.
"Dua të vizitoj vendet historike në veçanti. Kështu që e zgjata programin tim për një javë. Kafe turke dhe qebap, Turqia është si qielli ... Gjithçka ishte shumë e shijshme dhe simpatike", është shprehur këngëtarja.
Tani pritet vetëm publikimi i projektit më të fundit të saj.