Genta Mezini:LSI në opozitë,jo
arsye për t'i vënë kazmën Tiranës

Genta Mezini:LSI në opozitë,jo<br />arsye për t'i vënë kazmën Tiranës
Genta Mezini, ish-këshilltarja e LSI, e cila kaloi në grupin e këshilltarëve të PS në Këshillin Bashkiak të Tiranë, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari.

Në një postim në Facebook, Mezini shprehet se qytetarët e kanë votuar për të mbështetur projektet që zhvillojnë Tiranën dhe jo një parti politike që ndryshon sipas motit politik.

Ajo shprehet se nuk mund të jetë vegël qorre e një partie që tjetër bën, e tjetër deklaron, teksa ndihet e çliruar që i është bashkuar grupit të PS.

Postimi i Mezinit

Nuk më habit fare tanimë reagimi i LSI ndaj qëndrimit tim qytetar dhe politik, në respekt të votës së kryeqytetasve për koalicionin PS-LSI në zgjedhjet e vitit 2015 që e votuan masivisht Erion Veliajn dhe këtë koalicion për Tiranën që duam, jo për çfarë duan partitë sipas motit politik.

Nëse LSI doli në opozitë në qershor të këtij viti, kjo s’është arsye për t’i vënë kazmën Tiranës dhe për të bllokuar kryebashkiakun tonë.

Për më tepër unë nuk mund të jem vegël qorre e partisë që tjetër thotë, tjetër bën, tjetër deklaron. Kështu që jam sinqerisht e çliruar që iu bashkova grupit të PS për të vazhduar të mbështes Erion Veliajn dhe Tiranën, sepse për këtë e kemi marrë votën dhe jo për të mbështetur LSI në garën e saj qorre me PD se kush është opozita e vërtetë!

Sa për oligarkët dhe regjimin e drogës, unë nuk njoh ndonjë oligark dhe si mjeke që jap receta për ilaçe, po e pranoj që s’di asnjë ilaç që mund të kurojë të droguarit nga pushteti i pamerituar.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë