Gjatë mbrëmjes së spektallit të Big Brother u diskutua sërish për fotot intime të Gentës. Por këtë radhë edhe ajo vetë mësoi çfarë kishte ndodhur jashtë. Ka qenë vetë Rubensi i dashuri i saj për shtatë vjet, i cili i ka rrëfyer vajzës së çfarë po ndodhte jashtë ndërkohë që ajo vazhdonte lojën në Big Brother. Pasi vajza ka mësuar se çfarë kishte ndodhur me fotot e tyre ka aluduar se i vetmi person që kishte akses për ato foto, e për rrjedhojë t’i ketë publikuar, është Rubensi. Gjithashtu Genta theksoi se marrëdhënia e tyre ishte e ndërlikuar por që dashuria nuk ka munguar asnjëherë.
Vajza nga Devolli tha gjatë bisedës me Rubensin se e dinte që në qoftë se do të hynte në shtëpi ai do t’i publikonte fotot. Ndërkohë Rubensi ka mohuar gjithçka duke thënë se nuk i ka publikuar ato foto dhe se nuk ishte i mërzitur për hyrjen e Gentës në shtëpi. Gjithashtu djali u shpreh se Genta do të kishte gjithmonë mbështetjen e tij por si shok dhe jo si të dashur.
Jo pak reagime ka patur në rrjetin social Facebook, pas takimit të Gentës me të dashurin e saj. Nëpër statuse persona të ndryshëm shprehnin mendimet e tyre, duke gjykuar çiftin për sjelljen, disa duke fajësuar Rubensin për situatën e të tjerë Gentën. Pas spektaklit Genta ka thënë që rëndësi kishte që ajo kishte takuar Rubensin, deklaratë që shkaktoi edhe më shumë polemika tek publiku. (xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com