Gentian Këri emërohet kryetar i
Komisionit të Prokurimit Publik

Gentian Këri emërohet kryetar i<br />Komisionit të Prokurimit Publik
TIRANE- Gentian Këri është emëruar kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa Leonard Gremshi është emëruar anëtar i këtij Komisioni. Pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm Denar Biba, dhe dy anëtare Muharrem Çakaj dhe Hektor Muçaj, Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e tyre nga detyra.
 
Vendimi i Qeverisë
 
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NGA/ NË DETYRË TË KRYETARIT DHE DISA ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19/2, pika 2, dhe 19/5, pika 1, shkronja “a”, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
1. Lirimin nga detyra, për shkak të dorëheqjes, të kryetarit dhe disa anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, si më poshtë vijon:
 
- z. Denar Biba kryetar;
- z. Muharrem Çakaj anëtar;
- z. Hektor Muçaj anëtar.
 
2. Z. Gentian Këri emërohet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.
3. Z. Leonard Gremshi emërohet anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim