Shumica në Komisionin e Ligjeve ka propozuar Gentiana Sulën si kryetare të Autoritetit që do të hapë dosjet e sigurimit të shtetit.
Seanca në Komisionin e Ligjeve u zhvillua vetëm me praninë e shumicës, opozita nuk ishte pasi kundërshton përbërjen e komisionit.
Propozimi i Ligjeve për Gentiana Sulës në krye të Autoritetit do t'i dërgohet nesër Kuvendit për votim ku nuk pritet që të ketë surpriza.
Autoriteti që do hapë dosjet
Gentiana Sula
Altin Hoxha
Mariglen Kasmi
Daut Gumeni
Simon Miraka
Përgjegjësitë e Autoritetit
a) Grumbullimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit për qëllimet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ky ligj;
b) Vlerësimin, renditjen, evidentimin, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve, sipas rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi për arkivat;
c) Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me autoritetet publike dhe arkivat për qëllime të zbatimit të këtij ligji;
ç) Dhënien e informacioneve e të njoftimeve mbi dokumentet, si dhe garantimin e shqyrtimit dhe dorëzimin e tyre për kërkuesit;
d) Mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve dhe dorëzimin e dublikatave të dokumenteve;
dh) Informimin e individëve, institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, sipas këtij ligji.
Autoriteti raporton për veprimtarinë e tij përpara Kuvendit, një herë në vit, si dhe sa herë i kërkohet nga Kuvendi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com