George Clooney është i frikësuar për familjen e tij! Bashkëshortja, një avokate shumë e shquar, Amal Clooney është duke drejtuar një çështje kundër ISIS në Francë. Nisur nga kjo, ylli i Hollivudit është shprehur se është shumë i shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tij, binjakëve Aleksandër dhe Ella pothuajse dy vjeç.
"Nuk duam që fëmijët tanë të jenë objektiv sulmi, kështu që duhet t'i kushtojmë vëmendje", shpjegoi ai.
Në një intervistë për "The Hollywood Reporte" aktori theksoi se çdo ditë po përballen me problemin e sigurisë. Çështja që po trajtohet nga Amal Clooney është padia në Francë kundër Lafarge, një gjigand francez i çimentos, i cili dyshohet se ka paguar militantët e ISIS për të mbajtur një fabrikë në Siri veriore. Prandaj, akuza për kompaninë është ajo e pjesëmarrjes në krimet e ISIS.
Një grup i grave Yazid, i ndihmuar pikërisht nga gruaja e Clooney, hyri në procedura civile duke kërkuar kompensim: viktimat, në fakt, u rrëmbyen nga ISIS dhe u shndërruan në skllave seksuale për ushtrinë.
"Ky proces - siç tregoi Amal Clooney në nëntor, kur u paraqit çështja - është një mundësi për të vendosur që ISIS dhe të gjithë ata që e ndihmojnë atë, do të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera dhe se viktimat do të kompensohen ".
Gruaja e George Clooney është njëkohësisht e angazhuar në një tjetër gjyq kundër ISIS-it, kësaj radhe në Gjermani, ku një grua 27-vjeçare gjermane ishte bërë pjesë e ISIS.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali: Kërcënuan SHBA-në dhe aleatët tanë
1 Shkurt, 19:52
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
VIDEO/ Brenda burgut të frikshëm, ku Assad ekzekutoi 30 mijë njerëz
9 Dhjetor 2024, 10:50
-
Rënia e Assadit/ Al Jolani zgjedh kryeministrin e ri për qeverinë tranzitore, besnik i tij! Lirohen të burgosurit e regjimit
9 Dhjetor 2024, 09:41
-
Siria/ Efekti domino: Nga Damasku në Kiev, balancat e reja botërore
9 Dhjetor 2024, 07:52
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor 2024, 10:01
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor 2024, 08:13
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor 2024, 07:45
-
Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it
1 Tetor 2024, 09:41
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator 2024, 10:20
-
Si i rekruton Shteti Islamik të rinjtë në Evropë dhe pse quhen 'ujqërit e vetmuar'
23 Shtator 2024, 09:21