George Ivanov refuzon të dekretojë ligjet e miratuara me emrin e ri të Maqedonisë

George Ivanov refuzon të dekretojë ligjet e miratuara me emrin e ri të Maqedonisë

George Ivanov

Presidenti i Maqedonisë George Ivanov ka refuzuar të dekretojë ligjet që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë vetë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që ka bërë të ditur se Presidenti Ivanov ka refuzuar të dekretojë plot 11 ligje.

Sipas Kuvendit të vendit fqinj, Ivanov ka refuzuar me arsyetimin se “gjatë ushtrimit të funksionit, gjithmonë ka vepruar në bazë të betimit të dhënë se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë”.

Mësohet se Ivanov nuk ka ka dekretuar as ligjet që ishin miratuar me dy të tretat e votave, që kryesisht kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor, e që konsiderohen si kyçe për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Edhe më herët Ivanov ka refuzuar të dekretojë edhe ligjin për gjuhën shqipe. Ndërsa në daljet publike ka kundërshtuar Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, të arritur më 17 qershor, 2018, duke thënë se ajo nuk është në interesa të shtetit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot