George Michael : Isha në buzë të varrit

George Michael : Isha në buzë të varrit
I emocionuar gjatë daljes së tij të parë në publik pas sëmundjes, këngëtari George Michael ka pranuar se ishte shumë pranë vdekjes, pasi kishte kaluar një formë të rëndë pneumonie teksa ndodhej në turneun e fundit në Austri. Artisti 48-vjeçar foli para gazetarëve në hyrje të shtëpisë së tij në Londër, ku u shfaq i dobësuar dhe mezi merrte frymë. “Ky ishte patjetër muaji më i keq e jetës sime, por jam me fat që jam ende këtu”-tha ai pas kthimit në Britani. “Falë ndërhyrjes së mjekëve minimizuam gjithë problemin në fillim për shkak që të mos shqetësoja fansat, por edhe pse jam i dobët, e ndjej se shpirtërisht jam shumë mirë”-përfundoi këngëtari. Ai ka premtuar një turne për të zëvendësuar koncertet që ndërpreu për shkak të sëmundjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër