Gerard largohet pas 17 vitesh nga
Liverpuli, sheikët garë për Mesin

Gerard largohet pas 17 vitesh nga<br />Liverpuli, sheikët garë për Mesin
Sheikët vazhdojnë që të tronditin futbollin. E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, që lidhet me transferimin e Mesit te PSG. Kështu presidenti i klubit francez nga Parisi, Al Khelaifi tentoi edicionin e kaluar për të blerë Mesin duke pranuar që të paguajë klauzolën e largimit, jo pak, por 250 milionë Euro.

Në operacionin përfshiheshin disa largime nga PSG për  të mos cenuar rregullat e vendosura nga UEFA për shpenzimet, por në fund argjentinasi nuk pranoi të largohet. Ndërsa nga Anglia “Daily Star” shkruan se londinezët e drejtuar nga Murinjo janë hedhur në sulm për shërbimet e sulmuesit edhe pse tekniku para pak ditësh e mohoi.

Abramovic është gati që t’u bëjë një dhuratë tifozëve të Çelsit dhe nuk është çudi nëse do të paguante një shifër marramëndëse, por që për momentin nuk bëhet fjalë, pasi Arbitrazhi Sportiv i ndaloi Barcelonës transferimet.
 
Lamtumira e një legjende....
Stiven Gerard vendos që të largohet nga Liverpuli pas 17 vitesh. Mesfushori i talentuar do të largohet në fund të edicionit nga klubi legjendar me 10 trofe të fituar, por më të rëndësishmin nuk arriti ta ngrite kurrë.

Premier League do të jetë pengu i vetëm i Gerard që refuzoi emra të mëdhenj të futbollit botëror nga Reali i Madridit, Bayerni i Mynihut, apo Manchester United dhe Chelesa në Angli.
gerrard
Edicionin e kaluar mesfushori ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës, por nuk i rezistuan presionit deri në fund duke gabuar.

Megjithatë triumfi më i madh i tij është ai ndaj Milanit në finalen e Champions League. Dashuria mes Gerard dhe Liverpulit është një ndër më të gjatat dhe më të bukurat në historinë e futbollit. Tashmë anglezi do të vazhdojë karrierën në moshën 34 vjecare në kampionatin amerikan të futbollit.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'