TIRANE- Kur mbeten vetëm 3 ditë nga katërvjetori i shpërthimit të tmerrshëm të punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec, gjykata e Tiranës dha sot dënimin për 28 të pandehurit e tragjedisë që shkaktoi 26 të vdekur, 300 të plagosur dhe qindra banesa e godina bizneshesh të dëmtuara. Gjykata rrëzoi akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, dhe dënon të pandehurit vetëm për akuzat e dyta, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Luan Hoxha dhe Dritan Minxolli kanë marrë vesh lajmin me telefon nga avokatët mbrojtës, pasi vetë ata nuk kanë qenë të pranishëm duke mos u përballur në këtë mënyrë as me familjarët e 26 viktimave të cilët humbën jetën më 15 mars. Protestojne familjarët e Gërdecit. Zamira Durda: Na dogjët dhe na vratë.
YLLI PINARI- Ish drejtori i ndërmarrjes shtetërore të armëve MEICO-s është dënuar me 18 vjet burg. Prokuroria kishte akuzuar Pinarin si projektuesi dhe ndërtuesi i fabrikës së Gërdecit. Ai akuzohet në dosje si personi që ka krijuar të gjithë praktikën ligjore për demontimin e municioneve. Prokuroria kishte kërkuar Burgim të përjetshëm, përjashtim nga e drejta e të ushtruarit të detyrave shtetërore dhe 2 milionë lekë gjobë.
DRITAN MONXOLLI – Ish-drejtor i kompanisë Albademil, u dënua me 18 vjet burg. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm
MIHAL DELIJORGJI – Pronari i kompanisë së çmontimit Albademil, u dënua me 10 vjet burg dhe 5 vite dënim plotësues,. Gjatë kohës nuk mund të drejtojë asnjë kompani. Shoqëria Albademil u dënua me 25 milionë lekë gjobë dhe ndalim të pjesëmarrjes në tendera shtetërore për 10 vjet, dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me tregtinë e armëve.
SOKOL NGJECI- Specialist i demontimit pranë MEICO-s u dënua me 10 vjet burg, nga 23 vjet burg që kërkoi prokuroria.
LUAN HOXHA – Ish Shef i Shtebit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u dënua me 6 vjet burg dhe dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionet e tij në administratën shtetërore për 4 vjet. Prokuroria kishte kërkuar 8 vjet burg për shpërdorim të detyrës si komandues dhe ndalim për 5 vjet i të drejtës së ushtrimit të profesionit.
SHPETIM SPAHIU – Ish Komandanti i Forcave të Bashkuara,u dënua me 4 vite burg dhe 3 vjet dënim plotësues, gjatë kësaj kohe nuk mund të kryejë asnjë detyrë shtetërore. Prokuroria kërkoi 8 vjet burg, dhe pesë vjet pengesë për të punuar në Shtet.
ZIJA BAHJA – Ish- Komandant i Komandës Mbështetëse, shpallet i pafajshëm, prokuroria kërkoi 6 vjet burg dhe ndalim i të drejtës së punës në Shtet për 4 vjet.
AGIM LALA – Ish-ushtarak i forcave të armatosura, u shpall I pafajshëm. Prokuroria kërkoi 4 vjet burg dhe heqja e të drejtës për të punuar në Shtet me 4 vjet
TRE VJET BURG
U dënuan me 3 vjet burg Dashnor Caushi, (8 vjet burg e kërkoi prokuroria) Ilmi Lacaj, Farit Toska, Gezim Oshafi. Hysni Coçka, Jorgo Mima, Zenun Fero
1 VIT BURG PER
Ndue Marku, 1 vit burg e 300 mijë lekë gjobë. Armand Tartari, Denis Hajdari, Fatbardh Kuci
TE PAFAJSHEM
U shpallën të pafajshëm Fiqiret Mato, (Prokuroria kërkoi 2 vit burg) Agim Babamedo, Besnik Dauti, Adriatik Mema (Prokuroria kërkoi 1 vit burg), Zia Baja (Prokuroria kërkoi 6 vite burg) Ardian Mullahi (Prokuroria kërkoi 7 vite burg), Juliana Margariti, Rezart Tershana . Për të pandehurin Lavdi Shatro u vendos kthimi i dosjes ne prokurori.
MAMAJA E EDISONIT: ME VRATE DJALIN PER HERE TE DYTE
Zamira Durda, mamaja që humbi djalin e saj të vogël, Edisonin tentoi të bllokonte derën e gjykatës, për të mos lënë gjyqtarët të dilnin nga salla. Në gjëndje tepër të rëndë shpirtërore, dhe tepër e indinjuar nga dënimet e ulëta të gjyqtarëve gruaja e veshur në të zeza mbante duart në kokë dhe bërtiste me të madhe. “ Dolën kriminelët nga burgu. Më vranë djalin. Na dogjët dhe na vratë. Ti djegim me benzinë gjyqtarë e prokurorë”- bërtiste Zamira, ndërsa gazetarë, policë përpiqeshin ta qetësonin.
Dosja ‘Gerdeci’ u regjistrua në gjykatën e Tiranës në 11 Qershor të 2009. Më 1 nëntor 2011 prokuroria dha pretencen. Me 20 shkurt 2012 trupi gjykues u terhoq per te marre vendimin. Sot me 12 mars u dha vendimi ne gjykaten e Tiranes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO- Zamira: Djalin ma vratë për herë të dytë