Në intervistën e dhënë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zef Brozi, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri u pyet edhe për vijimin e çështjen ndaj Fatmir Mediut në SPAK për shpërthimin e Gërdecit.
Brozi tha se Fatmir Mediu duhet të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të rrëfejë përgjegjësit e vërtetë të akti të rëndë korrupsioni që çoi në humbjen e 26 jetë të pafajshme.
“Mediu të flasë, të bashkëpunojë me drejtësinë, të zbardhë atë akt korrupsioni të pashembullt që i mori jetën 26 vetëve dhe shkatërroi jetën e mijëra të tjerë. Ai të tregojë të gjithë të implikuarit, që ishin edhe ‘bosët’ e tij në këtë çështje”, tha ai.
Megjithatë për Brozin SPAK ende nuk ka shkuar te thelbi, për shkakun.
“Si u arrit deri te kjo ngjarje? Dhe shkak ishte korrupsioni i nivelit më të lartë shtetëror. Kam dëgjuar që po flitet se janë parashkruar shumë krime. Parlamenti të bëjë sa më parë ndryshimin që korrupsioni zyrtarëve më të lartë të mos parashkruhet kurrë. Politikanët mbrojnë njëri-tjetrin. Ato kështu do t’i gëzojnë të mirat e marra prej korrupsionit. Parashkrimi është për ndjekjen penale por dëmi civil mund të ndiqet në çdo kohë. Të hetohen për pasurinë dhe t’u merret pasuria. Ajo nuk parashkruhet asnjëherë”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv Zef Brozi.
Lajmi kryesor:
21 janari/ Zef Brozi për Report Tv: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin, sot krenohet me vrasjet! Basha të bashkëpunojë me drejtësinë
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.8%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE
30 Mars, 07:23
-
Basha uron Fiter Bajramin: Të mbushim zemrat me shpresë dhe Shqipërinë me mirësi
29 Mars, 22:59
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
Zgjedhjet/ PD kërkoi përjashtimin e Bidos nga lista e PS: Është ende drejtori i Arkivave! Kandidati i PS nxjerr dokumentin: Doktor dole blof, ja akti i pezullimit
29 Mars, 15:29
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
Sali Berisha sulmon BE-në: Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri, nuk foli kur më arrestuan mua! Vetëm Doris Pack na mbështeti
29 Mars, 13:07
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner!
29 Mars, 12:27
-
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së
29 Mars, 09:37
-
‘Skuqu kur i përmend emrin’, Manja replika me Gjekmarkaj: O profesor ke At shpirtëror, Zef Pllumin apo Sali Komunistin
29 Mars, 07:50
-
Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen
29 Mars, 00:04
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29