Gërdeci, Pinari e Delijorgji:
Vendimi i padrejtë,E apelojmë

Gërdeci, Pinari e Delijorgji:<br />Vendimi i padrejtë,E apelojmë
TIRANE-Vendimin e gjykatës së Tiranës, e kanë pritur me shumë pakënaqësi dhe dy të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, biznesmeni i shoqërisë “Albademil” Mihail Delijorgji dhe ish-kreu i ndërmarjes MEICO Ylli Pinari. Ata e kanë quajtur si jo të drejtë vendimin e gjykatës, duke paralajmëruar se shumë shpejt do e apelojnë atë. Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, Ylli Pinari i dënuar me 18 vjet burg dhe Delijorgji i dënuar me 10 vjet burg, u shprehën se nuk pajtohen me këtë masa dënimi, duke e konsideruar pozicionin e tyre në këtë çështje të pafajshëm.

Ish-kreu i ndarmarjes shtetërore MEICO, Ylli Pinari, thotë se nuk është i kënaqur nga vendimi i gjykatës. “Kam folur me avokatin dhe do e apelojmë këtë vendim të padrejtë. Normalisht që unë do e respektoj atë si vendim, pasi është një vendim gjykate, por unë kam të drejtën ta apeloj atë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje deri në Strasburg, derisa të sqaroj plotësisht pozicionin tim ligjor në këtë çështje”-është shprehur Ylli Pinari pas vendimit të gjykatës.

I pyetur se çfarë reagimi kishte ai rreth akuzave të familjarëve të viktimave, Ylli Pinari është shprehur se: “Mua më vjen shumë keq për familjarët, dhe bashkohem me dhimbjen e tyre për këtë rast. Madje unë kam folur personalisht dhe me Zamirën, ku kemi diskutuar rreth halleve. I kam rekomanduar që të ndjekë të gjitha instancat gjyqësore, madje deri në Strasburgut për të zbuluar të vërtetën rreth vrasjeve. Mua personalisht me vjen keq për atë që i ndodhi, por unë skam gisht në fatkeqësinë e tyre”.

Për sa i përket komentimit të vendimit të gjykatës, në të njëjtë linjë me Pinarin ka qënë dhe biznesmeni Mihail Delijorgji i cili gjatë një prononcimi për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se vendimi është i padrejtë dhe se shumë shpejt ai do e apelojë. “Nuk ka një vend në botë që të dënojë me burg administratorin e një kompanie për akuzën e “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Unë kisha punësuar një drejtor aty në Gërdec, dhe s’meresha fare me çështjen e kushteve teknike dhe rregulloret. Po kjo është gjykata shqiptare që jep 10 vite burg për një akuzë qesharake.

Këtë vendim do e apeloj sapo të zbardhet vendimi i argumentuar, pasi nuk pajtohem në asnjë moment me të”-ka deklaruar biznesmeni Mihail Delijorgji. Për sa i përket reagimit të familjarëve të viktimave, Delijorgji ka shtuar se reagimi i tyre nuk e shqetëson për shkak se sipas tij, kur prokuroria i ngriti akuzën e vrasjes 7 muaj pas Gërdecit gjatë kësaj periudhe kohe asnjë nga familjarët nuk ka reaguar të pyesë mbi çfarë provash është ngritur një akuzë e tillë.

Ylli Pinari u denua dje nga Gjykata e Tiranes me 18 vite burg, ndërsa Mihal Delijorgji me 10 vite burg

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë