Gërdeci, prokuroria apelon
vendimin: 4 akuza për vrasje

Gërdeci, prokuroria apelon<br />vendimin: 4 akuza për vrasje
TIRANE-Prokuroria e Tiranës, dorëzon në gjykatë kërkesën për apelimin e vendimit për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Kërkesa është depozituar dje në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, e cila më pas sipas procedurës ligjore ja referon materialin gjykatës së Apelit.

Argumentimi i prokurorisë është bazuar vetëm në vendimin e shkurtimit të gjykatës së Tiranës, ku mbi bazën e këtij vendimi hetuesit e dosjes “Gërdeci” kanë ngritur një sërë argumentash duke kërkuar rëzimin e vendimit të gjykatës dhe lënien në fuqi të kërkesave të tyre të bëra gjatë leximit të pretencës. Argumenti i parë që prokuroria ngreh në kërkesën e apelimit të vendimit është akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të një ose më shumë personave”. Sipas prokurorisë së Tiranës, në shpërthimin e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona të pafajshëm.

Argumentimi shtrohet se nga veprimet e kundraligjshme të kryera njëra pas tjetrës, si grumbullimi i sasisë së madhe të barutit, demontimi i predhave, si dhe grumbullimi i një sasie tepër të madhe municioni, ka lindur drejpërdrejt reziku i vrasjes masive për banorët që jetonin në fshatin Gërdec, ku dhe ishte përqëndruar veprimtaria e të pandehurve Ylli Pinari, Mihail Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi. Pavarësisht se këta të fundit s’kanë vepruar fizikisht në vrasjen e 26 personave, ata kanë krijuar kushtet e rezikut të një vrasje masive, ashtu siç dhe ndodhi në ditën e 15 marsit 2008. Për veç kësaj akuze prokuroria ka apeluar dhe masat e dënimit për katër të pandehurit e përmendur, duke i qëndruar besnik masës së kërkuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë që apelim u është bërë dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Gërdeci”, duke kërkuar për të gjithë dënimin e tyre sipas masave të kërkuara gjatë fazës së leximit të pretencës. Kështu është kërkuar dënimi me 8 vite burg i ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha, 23 vjet burg për Sokol Ngjeçin. Në total mësohet se prokuroria ka kërkuar 3 burgime përjetë dhe plot 132 vite burg për 29 të pandehurit e kësaj dosje. Momentalisht katër vjetori i tragjedisë së 15 Marsit, i ka gjetur të lirë të gjithë të pandehurit e dosjes Gërdeci, përfshirë këtu dhe Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe Sokol Ngjecin për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurimit arrest shtëpie.

Pavarësisht kësaj masa dhe dënimit me dhjetëra vite burg, të pandehurit e dosjes “Gërdeci” lëvizin lirisht në Tiranë, por dhe rrethe të tjera, duke mos u ndaluar në asnjë moment nga efektivët e policisë së shtetit. Veç 8 të pandehurve që u shpallën të pafajshëm pjesa më e madhe e tyre shprehen se ashtu si prokuroria do i drejtohen Gjykatës së Apelit, ku do kërkojnë rëzimin e vendimit të shkallës së parë dhe shpalljen e tyre të pafajshëm. Disa prej të pandehurve i kanë argumentuar apelimet dhe i kanë dorëzuar në gjykatë, edhe pse vendimi i gjykatës së Tiranës ende nuk është zbardhur nga tre gjyqtarët Ridvan Hado, Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive