"Gërdeci", Sequi: Procesi
gjyqësor të mos zvarritet

gjyqësor të mos zvarritet">
TIRANE-  Ambasadori Etore Sequi përcolli sot mesazhin e Bashkimit Europian për moszvarritjen e procesit gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. I pranishëm në përurimin e rrugës "Bashkimi Evropian" dhe shkollës së re në fshatin Marqinet, Sequi deklaroi se “një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”.

“Mbetëm të shokuar në 2008 nga ngjarja dhe viktimat e shumta. BE ka dënuar tragjedinë e Gërdecit. Progres raporti shprehet për moszvarritjen e procesit. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”- nënvizoi Sequi ndërsa shtoi se BE-së do të japë mbështetje financiare për zonën e Gërdecit në ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Sequi është pyetur dhe për mosarritja e konsensusit në konferencën e kryetarëve dhe nëse tregon krisje të paktit PD-PS më 14 janar. Ai është shprehur se “Duhet të besojmë në bashkëpunimin dhe dialogun e klasës politike”.

Në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 që i mori jetën 26 personave dhe u plagosën qindra të tjerë, janë të ulur 29 të pandehur. Aktualisht procesi gjyqësor është në fazën e deklarimit të konkluzioneve përfundimtare nga pala mbrojtëse. Procesi gjyqësor I nisur në Qershor të vitit 2009 është zvarritur për shkak të mungesë së avokatëve mbrojtës. Në konkluzionet përfundimtare të prorkurorisë është kërkuar burg përjetë për Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, ndërsa dënime me burg për të pandehurit e tjerë.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë