Gjykata i dha 2 javë kohë avokatëve për të formuluar mbrojtjen, dhe prania e 29 të pandehurve, parashikon që ky proces të zgjasë disa ditë.
Më 1 nëntor prokuroria dha pretencën për të akuzuarit si fajtorë të kësaj ngjarjeje, duke kërkuar burg për jetë për tre protagonistët kryesorë, Mihal Delijorgji, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin. Të tre të pandehurit aktualisht janë në arrest shtëpie për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Ndërkohë që prokuroria vuri para përgjegjësisë edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Shehu, për të cilin kërkoi 8 vjet burgim.Pretenca përbëhej nga 500 faqe të cilat u lexuan nga Prokurorët Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi.
DENIMET E KERKUARA NGA PROKURORIA
YLLI PINARI - ish-Drejtor i ndërmarrjes shtetërore të armëve MEICO: Burgim i përjetshëm, përjashtim nga e drejta e të ushtruarit të detyrave shtetërore dhe 2 milionë lekë gjobë
MIHAL DELIJORGJI – Pronari i kompanisë së çmontimit Albademil, burgim i përjetshëm, 75 milionë lekë gjobë kompanisë dhe mohimin për t’u marrë me demontime në 25 vitet e ardhëshme
DRITAN MONXOLLI – Ish-drejtor i kompanisë Albademil, burgim I përjetshëm
SOKOL NGJECI – Specialist I demontimit praën MEICO-s 23 vjet burg
LUAN SHEHU – Ish Shef I Shtebit të PËrgjithshëm të Ushtrisë, 8 vjet burg për shpërdorim të detyrës si komandues dhe ndalim për 5 vjet I të drejtës së ushtrimit të profesionit.
SHPETIM SPAHIU – Ish Komandanti I Forcave të Bashkuara, 8 vjet burg, dhe pesë vjet pengesë për të punuar në Shtet
ZIJA BAHJA – Ish- Komandant I Komandës Mbështetëse, 6 vjet burg dhe ndalim I tyë drejtës së punës në Shtet për 4 vjet
AGIM LALA – Ish-ushtarak I forcave të armatosura, 4 vjet burg dhe heqja e të drejtës për të punuar në Shtet me 4 vjet
Për Shkelzen Madani - 8 vjet burg, Dashnor Caushi - 8 vjet burg, Ardian Mullai - 7 vite burg, Zija Baja 6 - vjet burg, Zenun Ferro - 4 vite e 6 muaj burg, Hilmi Lacaj - 4 vjet burg, Fahri Toska - 4 vite burg, Jorgo Mino - 4 vite burg, Fatbardh Kuqi - 3 vjet e 6 muaj, Ndue Marku - 3 vite burg, Besnik Dauti - 3 vite, Fiqiret Mato - 2 vite burg, Adriatik Metma - 1 vit burg, Lavdi Shatro - terhiqet akuza
Dosja ‘Gerdeci’ është regjistruar në gjykatën e Tiranës në 11 Qershor të 2009. Pas përfundimit të pretences, Zamira Durda, nëna e një prej të miturve që vdiqën gjatë shpërthimit u shpreh e pakënaqur për pretencën e prokurorisë. Ajo deklaroi se duhej kërkuar burgim i përjetshëm për të gjithë.
(s.g/shqiptarja.com)