Tiranë, 4 Shkurt / ATSH - "Gerhard Richter - Painting" me regji nga Corinna Belz, është filmi dokumentar, i cili do të shfqet në 11/02/2015, ora 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë
Ambasada Gjermane, Qendra e Gjermanishtes në Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Arteve shfaqin filmin "Gerhard Richter - Painting", duke shoqëruar me ekspoziten "Muzikë me origjinë të panjohur" të Sigmar Polke, e cila mund të vizitohet deri me date 22 Shkurt 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Gerhard Richter i përket të njëjtit brez të Polke-s, të dy studiuan dhe punuan në vitet 60-të në Dyseldorf dhe themeluan sëbashku të ashtuquajturin "realizëm kapitalist".
Piktori gjerman Gerhard Richter vlerësohet si një nga artistët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Ekspozitat e tij janë të njohura në mbarë botën, si dhe ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare. Regjisorja Corinna Belz ka mundur të vëzhgojë artistin gjatë punës në studion e tij; duke ndjekur procesin e krijimit të disa tablove dhe në këtë mënyrë ka krijuar një dokument të veçantë - ndryshe nga portretet tradicionale, pak a shumë akademike të artistëve.
/k.m//a.ke/






