Intervista në SHBA, aktivisti shqiptaro-amerikan: Saliu, as puçër në b*thën e Trump. Evi Kokalari? Përdorja e Musinesë, turp dhe blasfemi për emrin e familjes time
Geri Kokalari dhe Evi Kokalari
Një grua e quajtur Evi Kokalari u shfaq në takimet e Sali Berishës, duke dhënë garanci të çuditshme në emër të Donald Trump. Ndoshta do kalonte pa u vënë re sikur të mos ishte mbiemri i saj, Kokalari që tërheq vëmendjen.
DITA intervistoi Geri Kokalarin lidhur me këtë personazh. A ka mundësi zonja Evi Kokalari që të shpëtojë Sali Berishën nga përballja me Departamentin Amerikan të Shtetit? – ishte një nga pyetjet tona.
Kokalari përgjigjet me ironinë e tij të njohur:
– “Unë mendoj se më shumë shanse ka që ajo të bëhet presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara. Berisha tani po vepron si një kafshë e plagosur që gulçon për ajër. Për të qenë të qartë, Trump dhe Partia Republikane nuk kanë asnjë fuqi të anulojnë sanksionet e Departamentit të Shtetit ndaj familjes Berisha.
Berisha dhe Trump të dy janë të njohur për shaka irracionale, mospërputhje faktike dhe sjellje egocentrike, por Trump mbetet një faktor politik ndërsa Berisha nuk është as një puçërr në b*thën e Trump-it”
Kokalari shpjegon dhe historinë e familjes së Evi Kokalari dhe nder te tjera thotë:
“Evi Kokalari ka të drejtë të ndihet krenare që ndan mbiemrin e familjes Kokalari me Musinenë, dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjë keqinterpretim mund të jetë pjesë e manipulimeve të Berishës. Sidoqoftë, nëse ajo po përpiqet në një farë mënyre të shijojë shkëlqimin e Musinesë si një heroinë kombëtare për të çuar përpara interesat e Sali Berishës, një njeri që ka bërë më shumë për të minuar demokracinë e Shqipërisë se çdo person tjetër, unë do ta konsideroja këtë blasfemi dhe një turp për emrin e familjes sime”./ Intervista e plotë në DITA print.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
27 Janar, 17:14
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52