Geri Kokalari: Ndava me ambasadoren Kim videon për Metën, që të marrë ‘kartolinën’ e Saliut. E paralajmërova të numërojë gishtat, pasi t’i japë dorën
Ilir Meta dhe Sali Berisha
Nëse Meta ka marrë një qëndrim anti-amerikan, nga njëra anë është e kuptueshme, sepse nëse do isha si ai, do e interpretoja faktin që Eskobari e shpërfilli, si një shenjë që ai mund të jetë tjetri në rradhë për të marrë një mesazh nga Sekretari Blinken.
Dhe nuk mendoj se do jetë në formën e një kartoline krishtlindjesh.
Nga ana tjetër, është një hipokrizi e madhe kur merr në konsideratë që Meta ka qenë një nga shpenzuesit më të mëdhenj te kompanitë lobuese në Uashington dhe që kjo është bërë vetëm me qëllimin për të fituar dashurinë dhe dhembshurinë e anëtarëve me influencë të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Në një nga komunikimet e mia të mëparshme me ambasadoren Kim, unë ndava me të videon famëkeqe të shfaqjes Meta-Prifti dhe me pak fjalë, e paralajmërova të numërojë gishtat pasi të shtrëngojë dorën me Ilirin.
Jam shumë i sigurt që FBI ka disa ekspertë shumë të zotë që mund ta ripërcaktonin vërtetësinë e videos së Priftit, meqënëse Meta, për arsye të forta, dyshoi në kompetencën e tyre. Në vend të tyre, ai përdori ekspertët më të mirë shqiptarë që mund të blinte paraja për ta ndihmuar të rrëshqiste nga aktakuza.
Për mendimin tim, mjafton vetëm video e Priftit për ta sanksionuar Metën për korrupsion, njëjtë si Sali Berisha, por hamendësoj që qeveria amerikane ka gjithashtu një dosje po aq të trashë dhe të pisët sa dosja e Saliut, e ndoshta më të trashë!
Ilir Meta dhe Sali Berisha janë njësoj në vënien e lakmisë së tyre të pangopur përpara të mirës së vendit dhe për sa më takon, ndëshkimi më i mirë për ta do ishte futja e tyre në burg dhe t’i lësh ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës bashkë.
Në të njëjtën qeli! Sepse në këtë mënyrë, secili.prej të dyve do t’i kalonte ditët e tij të fundit mbi tokë me një djall./ Dita
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
Berisha Meta duhen rjepur me bixhakun tim e tu hidhet kripe deti ne trup ky eshte me se paku mejlem per keta vampire…
PërgjigjuBerisha Meta duhen kerma per Sorrat….
PërgjigjuSali Berisha dhe Ilir Meta, mè kujtojnè profilet e Gazmend Muçès dhe Franc Konomit, "tè fortève" tè kryeqytetit njèherè e njèkohè. Politikanè, kèta tè dy, nuk janè mè prej kohèsh. Gjithçka bèjnè, ka pèr qèllim mbajtjen e imazhit tè atyre qè "nuk pyesin pèr askènd dhe asgjè". Ashtu si Muça, Konomi, Zyberi, kishin ato kohè zonat e influencès,,,kèta tè dy, kanè zgjedhur Shqipèrinè. Fundin e Muçès dhe Konomit, e dinè shqiptarèt. Fundin e Berishès dhe Metès, do ta pèrjetojmè.
PërgjigjuUrime z. Kokalari per artikullin! Presim me shprese nga Spaku qe te beje ate qe do shumica e shqiptareve: kriminelet ne burg dhe konfiskim pasurie. Zoti tju jape shendet qe ti godisni keta funderrina me shkrimet tuaja. Gezuar festat!
PërgjigjuGrSal Respekt per artikulimin dhe drejtshkrimin.