LUSHNJE- Pas zbulimit të kishës së periudhës bizantine në Murriz - Peqin, prej disa ditësh arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në një tjetër vend arkeologjik, ne fshatin Zgjanë. Fillimi i germimeve ka nxjerrë në pah një termë të periudhës romake, pllaka dyshemeje dhe objekte të tjera me vlerë.
Arkeologu Niko Ferro shprehet se pasi është njohur para 5 vjetësh me këtë vend, tashmë po punohet për të nxjerrë gjithçka ka mbuluar koha. Ndonëse në hapat e para të zbulimit, një grup turistësh nga Amerika me prejardhje hebreje kanë shfaqur interes për t'a vizituar, pasi në rrethin dhe qytetin e Lushnjes shumë hebrenj si në gjithë Shqipërinë janë mbajtur dhe shpëtuar nga banorët e zonës.
Lushnja ka një rrjet të gjerë turistik duke nisur nga Arnisa në Divjakë, manastiri i Ardenicës e të tjera si ky vend i sapozbuluar dhe turistët kanë interes për t'i vizituar shprehet ndër të tjera Migen Avdullai guidë turistike.
Komente











