Gërmime në Amfiteatrin e Durrësit, arkeologë shqiptarë e italianë zbulojnë një furrë qeramike dhe një varr të periudhës mesjetare

Në Amfiteatrin e Durrësit, arkeologë shqiptarë dhe italianë kanë zbuluar një furrë qeramike dhe një varr të cilat i përkasin periudhës mesjetare. Bëhet fjalë për periudhën kur anfiteatri ishte mbuluar dhe ekzistenca e tij nuk dihej. Arkeologia Elvana Metalla e Institutit Arkeologjik të Durrësit sqaron se për të 8 vite radhazi ky institut në bashkëpunim me departamentin e arkeologjisë në Universitetin “Gabriele D'Anunci” në Chieti-Pescara kanë kryer gërmime në pjesën jugore të Amfiteatrit në shtresat që i përkasin periudhës mesjetare të hershme deri në mesjetën e vonë. Mbishtresa e Amfiteatrit është përdorur si zonë banimi me të gjithë komponenentët jetikë të asaj periudhe.  Për tre javë u gërmua në këte zonë dhe arkeologët zbuluan një furrë qeramike dhe pak më tej një varr mesjetar.

“Kemi zbuluar një furrë që daton në shekullin e XII, por fillimet i ka pasur që në shekullin e XI. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është varri. Është një varr fëmijësh dhe të rriturish që na japin datim nga shekulli IX deri në XI. Këto varre janë në studim nga antropologu Ulsi Tota”, tha arkeologia Metalla.

Vetëm 500 m më tutje, në rrënojat e Rotondës një tjetër ekip arkeologjik kreu gërmime në të njëjtën periudhë e zbuloi gjithashtu një varrezë që i përket të njëjtës periudhë çka përforcon bindjen e një qyteti me një zhvillim urban në kufijtë e sotëm.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat