Gërmime në forumin Bizantin, gjendet statuja 'Artemis'! Arkeologia franceze: Zbulimet i përkasin shekullit II- III pas Krishti

Një statujë e vogël në bronz identifikuar si perëndesha Artemisë është zbulimi më i fundit e ekspeditës shqiptaro-franceze në Forumin Bizantin të Durrësit.

Arkeologia franceze Catherine Abadie Reynal tregon se statuja pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të posaçme.

'Ka shumë gjetje, të tipeve nga më të ndryshmet. Këtu po ju tregojmë një statujë të vogël bronzi, ndoshta një perëndeshë. Objekti është ende i pa pastruar, sepse tani sapo u gjet. Ka nevojë për pastrim, trajtim dhe konservim, por dallohet qartazi që kemi të bëjmë me një personazh femëror. Për nga tiparet e lëvizjes dhe veshjes mund të jetë perëndesha Artemis, që na bën të kujtojmë sanktuarin e famshëm të Durrësit, për të cilin ka projekte studimore në vazhdim.'- tha Catherine Abadie Reynal.

Objektet e zbuluara gjatë gërmimeve i përkasin shekullit II dhe III pas Krishtit. 

"Kemi arritur të kapim nivelet e periudhës romake, më konkretisht janë dy shtresa nivele banesash, të shekullit II dhe III pas Krishtit. Të dyja banesat janë shkatërruar si pasojë e zjarreve masive, ku duken qartë gjurmët e djegieve që kanë shkatërruar banesat. Të frikësuar nga flakët, banorët nuk kanë pasur mundësi të marrin me vete objektet e përdorimit të përditshëm apo ato të kultit. Duken edhe trarët mbajtës të shtëpisë, të karbonizuara, si elementë shumë të rëndësishëm arkeologjik për të kuptuar funksionimin e ndërtimit.”- u shpreh arkeologia Catherine Abadie Reynal.

Forumi Bizantin, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, krahas funksionit parësor për të cilin u ndërtua, ka pësuar transformime të shumta në rrjedhën e shekujve. Transformimet dhe ndryshimet gjatë periudhës së Mesjetës i prezanton arkeologia Brikena Shkodra.

“Nga fundi i shekullit VII deri në shekullin XIV kemi gjetur të gjitha gjurmët e formave të ndryshme të ripërdorimit të strukturave të këtij monumenti, në funksione të ndryshme, brenda qytetit mesjetar. Muret ekzistuese të Forumit Bizantin janë ripërdorur në forma të ndryshme banimi, duke ngritur nivelet e përdorimit, etj.”- tha arkeologia Brikena Shkodra.

Forumi Bizantin është një nga ndalesat e grupeve turistike të huaja gjatë vizitave që ata kryejnë në sitet arkeologjike dhe historike të qytetit. Bashkëpunimi shqiptaro-francez ka nisur që në vitin 2012 dhe ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi topografinë e Epidamne-Dyrrachion, apo e thënë ndryshe Durrësit antik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë