Shpimi i tokës në Shpirag arrin në 6002 metra thellësi, Rama: U prek rezervë e madhe gazi e nafte, suksesi do jetë kapërcim historik për ekonominë

Shpimi i tokës në Shpirag arrin në 6002 metra thellësi, Rama: U prek rezervë e madhe gazi e nafte, suksesi do jetë kapërcim historik për ekonominë

Dhurata që mori Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Shpiragun, ku vijojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës. Teksa inspektoi zonën ku kryen shpimet për nxjerrjen e naftës, Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe tashmë sipas kreut të qeverisë është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë.

Rama paralajmëroi që po punohet edhe për projektin e Fondit Sovran, përmes së cilit pritet të administrohen taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag. Rama tha se qeveria është duke studiuar Fonde të ngjashme në disa shtete si Norvegjia, Arabia Saudite dhe atë të Azerbajxhanit.

“Po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë në rast suksesi të testit final një pasuri kaq të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë”, është shprehur Rama.

Kryeministri shpjegon se po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart dhe thekson se nëse do ketë sukses do jetë një kapërcim historik për ekonominë e vendit.

“MIRËMËNGJESI dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aktualisht aktiviteti i punës në kantier është përqendruar në vlerësimin e pusit Shpirag 5, si pjesë e Programit Vlerësues të Bllokut 2/3. Gjeologjia e kësaj fushe naftëmbajtëse është një nga më të vështirat. Kryeministri Rama u njoh në mënyrë të detajuar nga drejtuesit e kompanisë si dhe ekspertët e terrenit mbi ecurinë e deritanishme të punimeve.

“E dimë që nafta është aty, por duhet të sigurojmë rrjedhën e vet. Ajo çfarë kemi bërë, është që kemi parë vende të ndryshme në Shqipëri për të përdorur dhe ekspertizën tonë ndërkombëtare, për të parë se ku qëndron nafta, si do të sigurohet fluksi.” – shpjegoi ndër të tjera menaxheri zhvillimor në terren. “Kjo është salla e kontrollit. Ky vend, kjo kullë ku po punojnë njerëzit tani është diçka e re, është diçka, e cila po përdoret në Shqipëri, që merr pjesë të naftës dhe i shndërron në gaz. Kjo është një teknikë e ndërtuar në Zvicër, për herë të parë po provohet në Shqipëri.” – u shpreh ai.

Ndërkohë, Rama mori edhe një dhuratë të veçantë, nga përfaqësuesit e kompanisë Shell. Kryeministri mori dhuratë një kokë sonde, me të cilën janë kryer gërmimet për nxjerrjen e naftës.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatos: 23/08/2023 19:02

    Dita e dhënies së këtij lajmi, në të vërtetë duhet të ishte ditë feste dhe gëzimi për të gjithë shqiptarët. Fatkeqësisht unë ndjehem i trishtuar në shpirt sepse ndjej se edhe kjo pasuri do të shpërdorohet në "kujdesin" e veçantë të politikënëve të babëzitur në ortakëri me të tjerë banditë të quajtur biznesmenë e kriminelë që janë pasuruar duke zhvatur, grabitur, falsifikuar, korrutptuar, kërcënuar e përfituar në mënyrë të paligjshme, siç kanë bërë tash e 30 vjet. Populli do të mbetet po ai, pensionistët për tu mëshiruar, shërbimi shëndetsor më i fundit në Europë, pagat minimale vetëm për të mbushur barkun, të pamundurit dhe invalidët nuk mund të sigurojnë blerjen e ilaçeve, buxheti për arsimimin më i ulti ndër vendet e Ballkanit etj. etj.

    Përgjigju
  • petrit: 23/08/2023 14:24

    super arritje per zhvillimin e shqiperise

    Përgjigju
  • Alma: 23/08/2023 13:35

    Sot kemi mare te gjithe nje lajm te mrekullueshem per vendi tone

    Përgjigju
  • Suela: 23/08/2023 13:34

    Shqiperia do kete nje te ardhme shume here me te mire ne qofte se ky testim shkon ashtu sic duhet

    Përgjigju
  • inxhinjeri: 23/08/2023 13:15

    ....dhe pas 2 viteve do jepet me koncesion tek miqte strategjik qe na kane kapur prej topesh per poshtersit qe kemi bere.Te dhjere por krenare,motua jone

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/08/2023 11:30

    Jepni edhe ate me koncesion,pasuri e madhe per hadutat.

    Përgjigju
  • Or tej: 23/08/2023 11:02

    Tani e tutje do hame me luge floriri or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 23/08/2023 10:42

    Çfare përfitojnë Shqiptarët asgje, nje kompani paguan pak lekë e merr me konçesion dhe nuk paguan as taksa, sepse nuk deklaron fitimin e vërtete ashtu si me bankers etj etj. Kështu qe Shqipëria është vështirë te bëhet. Kishim pak shpresa tek Rama edhe ky u shit ne treg tlire për pak lekë.

    Përgjigju
    • Labi: 23/08/2023 11:56

      Po përse nuk hemohesh me fjalët që nxjerr nga goja, o me..i shitur, pse nuk the një fjalë të mirë? Shqipëria do bëhet duke u zbrazur prej mizave si ti.

  • Na plasi: 23/08/2023 09:57

    Ashtu gjej Nje lajme tu mbushesh barkun 90% te Shqiptarve Qe e shijojne jeten me komente ,pas telefoni e ekranit duke parë te huajt Qe livadhisin Neper plazhet e tyrë,mpihua trute ,nga skandalet e fundit ......

    Përgjigju
  • Fshati: 23/08/2023 09:45

    Nafte ka Rusia, Arabie Saudite, Irani, Iraku, Siria, dhe nuk jane vende ku ke deshire te jetosh.

    Përgjigju
    • andi: 23/08/2023 11:01

      Nafte ka dhe kanadaja, venezuela, kolumbia, AMERIKA, Argjentina, Brazili. Apo rrasja nje koment sa per te thene.

  • Grupi: 23/08/2023 09:39

    Jepe me PPP dhe le te hane dardha pas kurrizit tend po jua mbajti. Apo i hane para teje dhe ti ben sikur nuk i shikon?

    Përgjigju
  • ERMALI: 23/08/2023 09:27

    TE GJITHE JASHTE DO E DERGOSH POPULLI PO BARKTHATE DO MBETET

    Përgjigju
  • Xhixhi: 23/08/2023 09:21

    Shpejt...mos humbim kohe...ta japim urgjent me koncesion...

    Përgjigju
  • Nardi: 23/08/2023 09:01

    Inshalla nuk marrin drejtim tjeter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës