Një 51-vjeçar banues në Lushnje është shoqëruar nga policia për shfrytëzim të paligjshëm të lumit Shkumbin.
Më konkretisht bëhet fjalë për R. J, mjetet e rënda të të cilit janë konstatuar gjatë mbrëmjes në fshatin Thanasaj, duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin. Menjëherë më pas është bërë ndërhyrja dhe më pas shoqërimi i tij, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.
Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me gjobë për shkeljen e kryer, ndërsa në gjykatë do të përballet me akuzën e 'shpërdorimit të tokës'.