Gert Shella:Kryeprokurorja
e re të hapë dosjet e vjetra

Gert Shella:Kryeprokurorja<br />e re të hapë dosjet e vjetra<br>
Drejtori INFOCIP, Gert Shella i ftuar në studion e Report Tv kërkon nga Kryeprokurorja e re Arta Marku që të hapë dosjet e vjetra që flenë në organin e Akuzës. Ai i cilëson si pozitive ndryshimet e bëra nga Arta Marku në prokurorinë e Tiranës, pasi sipas tij do të formojë ekipin e saj.

Puna për të rizgjuar dosjet fillon me ndryshimet e krerëve të prokurorive. Është koha e duhur për të bërë këto ndryshime. Vetë Llalla ndërtoi ekipin e tij kur erdhi, largoi disa drejtues të rëndësishëm si Artur Selmani.

Është koha për të rikuperuar shqetësimin publik, që seleksionoheshin  dosje për të mbyllur hetimet. Kryeprokurorja e re të hapë dosjet e vjetra që flenë. Një shqetësim i madh është që dosjet që janë mbyllur korrektësisht duhen hapur” tha ai. Gert Shella kërkoi që të ndëshkohet edhe krimi zgjedhor, pasi deri tani sipas tij  “Shumë cështje janë mbyllur nga prokurori që iku”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)