VKM/ Gerta Lubonja emërohet kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit

VKM/ Gerta Lubonja emërohet kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit

Gerta Lubonja

Tiranë – Me vendim të Këshillit të Ministrave, Gerta Lubonja u emërua sot në detyrën e kryetares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ky emërim është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 4 të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

Lubonja ka mbajtur edhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar