Gerti & Edlira Bogdani
në pritje të fëmijës së parë
Gerti Bogdani dhe bashkëshortja e tij Edlira Çepani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të jetë vajzë. Kjo gjë vihet re sapo Edlirën e takon por dhe tashmë ajo e pohon me kënaqësi
Gerti Bogdani dhe bashkëshortja e tij Edlira Çepani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të jetë vajzë. Kjo gjë vihet re sapo Edlirën e takon por dhe tashmë ajo e pohon me kënaqësi që është në pritje të fëmijës së parë, por që absolutisht nuk dëshiron të flasë të paktën në këto momente, e për çdo gjë tjetër flet me kënaqësi. Edlira duket në formë të shkëlqyer dhe format e trupit të saj kanë ndryshuar shumë pak, aq sa ata që se njohin nuk mund ta dallojnë lirshëm, që ajo është në pritje të një fëmije. Ajo vijon të ketë linja të rregullta dhe duket se shtatëzania e ka bërë të duket dhe më e këndshme dhe simpatike. Në sytë e saj blu, duket qartazi një emocion dhe kënaqësi e madhe lidhur me këtë fakt. E po aq i lumtur duhet të jetë dhe deputeti i partisë Demokratike, babai i fëmijës, Gerti Bogdani.
MOBILIMI I SHTËPISËGerti Bogdani dhe Edlira Çepani kanë dy vjet që kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë. Çifti celebroi dashurinë e tyre, të nisur që në bankat e gjimnazit përmes disa ceremonive madhështore në korrik të vitit 2010, të realizuara në bregdet dhe Tiranë. Aktualisht dy të rinjtë janë vendosur në shtëpinë e tyre të re, ku janë ende në përfundim të mobilimit dhe rregullimit të shtëpisë ku patjetër kanë projektuar dhe një dhomë të vockël të ngrohtë që pritet të jetë e bebit: "Të them të drejtën tani po e kuptoj vërtetë pse prindërve tanë u është dashur një jetë për ta bërë shtëpinë e tyre…Për sa i përket arredimit të shtëpisë së tyre Edlira shton: "E kemi bërë vetë dhe vazhdojmë ta bëjmë me shumë kënaqësi, duke patur shumë merak për detajet.
Jemi munduar shumë për t'i realizuar disa detaje se në Shqipëri është e vështirë të kërkosh gjëra sadopak jashtë standartit, pa paguar çmime eksponencialisht të larta ose pa marrë një "jo” të prerë si përgjigje nga punëtorët. Jemi munduar që të gërshetojmë disa elementë modernë me stilin e përgjithshëm që është neoklasik. Rëndësi për ne ka që ambjenti i krijuar të jetë i ngrohtë dhe shtëpia të bëhet një oaz në të cilin pasi mbyll derën, gjen qetësi dhe shkëputesh për pak kohë nga bota, nga punët rutinë dhe nga vrulli I përditshmërisë", pohon.
KARRIERAEdhe pse në këto kushte Edlira fatmirësisht gëzon një shëndet të plotë dhe të mirë ku vijon të jetë aktive në punët e saj të përditshme, në projektet e takimet mes miqsh. E pozicionuar në çështjet e barazisë gjinore dhe të drejtat e grave ajo për momentin po punon me stafin e saj, për të luftuar mbi fenomenet e ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e femrës, që në vendin tonë për fat të keq mbetet një fenomen në rritje. Fusha e të drejtës së njeriut ka qënë gjithmonë pasioni dhe pikësynimi i Edlirës. Që në moshë shumë të vogël tregon se kur e pyesnin se çfarë do të bëhej kur të rritej, Edlira i është përgjigjur me bindje të plotë: "Do bëhem avokate që të mbroj njerëzit".
Atëherë nuk e dija sa shumë profilizime mund të kishte drejtësia dhe avokatia, por pak nga pak, vetvetiu shkova drejt pjesës që më pëlqente më shumë. Puna që bëj sot si pjesë e shoqërisë civile, më pëlqen shumë dhe më përmbush", shton Edlira e nëse tani për tani i ka thënë jo administratës shtetërore e ndërsa premton se së shpejti do ti rikthehet fushës së avokatisë, të pasur ëndërr prej prej saj që në shkollë, për të patur një eksperiencë në fushën penale " por s'e di a do të realizohet ndonjëherë", përfundon Edlira të cilës i urojmë shëndet dhe mbarësi dhe realizim të karrierrës së saj...
(xh.k/shqiptarja.com)
48/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë
13 Tetor, 12:04
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
13 Tetor, 11:58
-
Media franceze ‘Le Figaro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira për të lundruar në Europë
13 Tetor, 11:51
-
Qeveria gjermane ndryshon 'paketën e sigurisë'
13 Tetor, 11:36
-
Gjirokastër/ Morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë paratë, 2 të arrestuar
13 Tetor, 11:24
-
Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 11:18
-
A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
13 Tetor, 11:10
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit shkatërron një xhami në Libanin jugor, pesë të vdekur
13 Tetor, 11:07
-
Këngëtari shqiptar braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani
13 Tetor, 10:53
-
Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas (EMRI)
13 Tetor, 10:38
-
Dhunë ndaj grave e vajzës së mitur, 3 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 10:35
-
Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?
13 Tetor, 09:56