TIRANË- Pas dekretit të Nishanit, Kristaq Gerveni tërheq padinë nga Gjykata Administrative kundër ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, që javë më parë ka kërkuar shkarkimin e tij nga si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO.
 
Urdhri ishte që Kristaq Gerveni të kthehej në atdhe pas mbarimit të mandatit. “A1Report” ka mësuar se Gjykata Administrative ka pushuar kështu dhe çështjen “Gerveni”.
 
Kundëradmirali Kristaq Gerveni ishte përfaqësues i Shqipërisë në selinë e NATO në Bruksel.
 
Shkarkimi nga detyra i kundëradmiral Kristaq Gervenit si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, ishte një nder debatet mes ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Presidentit Bujar Nishani.
 
Kjo vjen kur pak kohë më parë kur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i kërkoi Presidentit Bujar Nishani përmes një shkrese zyrtare, lirimin nga detyra të kundëradmiral Kristaq Gervenit (gradë e barasvlershme me atë gjeneral brigade).

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)