Gëzhoja tradhton vëllezërit Lala
vranë për borxhin Agron Dervishin

TIRANE – Vrasja e emigrantit Agron Dervishi në fshatin Mazrek të Tiranës, aksioner i një firme ndërtimi në Itali dhe pronar i disa tokave në fshatrat në periferi të Tiranës, ka pasur si organizator të këtij krimi ish-gruan e tij dhe vëllezërit Lala. Dy vite pas kësaj vrasje të ndodhur në 1 janar 2013, prokuroria e Tiranës ka arritur të identifikojë emrat e dy personave që kanë qëlluar tre plumba mbi trupin e Agron Dervishit, ku dyshohet se lidhja jashtëmartesore çoi në vrasjen e burrit emigrant.

Sipas akuzës autorët e vrasjes janë vëllezërit Abdyl alias Antonio Lala dhe Mirjan alias Aleks Lala (Totraku), të cilët tashmë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit. Nga hetimet e prokurorisë është provuar se njëri nga autorët Antonio Lala, ka pasur lidhje intime me gruan e viktimës, dhe se prej saj kanë mësuar se Dervishi ndodhej në Shqipëri, për të festuar Vitin e Ri.

Nisur nga ky informacion dy vëllezërit kanë udhëtuar nga Zvicra dhe në datën 1 janar kanë ekzekutuar me tre plumba Agron Dervishin, i cili i kishte borxh një sasi lekësh të konsiderueshme dy autorëve. Sipas hetuesve autorët pas vrasjes së Dervishit, kanë planifikuar që nëpërmjet bashkëshortes së viktimës do të përfitonin pasuri të patundshme që bashkëshortja do të trashëgonte nga vdekja e burrit të saj.


autoret e krimit

Por si u arrit të zbulohet ky krim i rëndë?
Fillimisht vrasja e Agron Dervishit është menduar se kishte ndodhur si pasojë e një grabitje, pasi në vendgjarje mungonte portofoli me 500 euro dhe telefoni i viktimës. Por një incident me armë i ndodhur në familjen Lala në Kamëz, ku njëri nga vllezërit ka qëlluar në 8 nëntor 2013 me pistoletë në ajër, i ka dhënë një tjetër rrjedhë kësaj dosjeje.

Forcat e policisë që mbërritën në këtë banesë, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, ndër të tjera gjejnë edhe një gëzhojë pistolete, e cila, pas krahasimeve, rezultonte se kishte përputhje të plotë me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes në rastin e vrasjes së shtetasit Agron Dervishi. Fill pas kësaj janë marrë në pyetje anëtarët e dy familjeve si dhe vetë gruaja e viktimës.

Ata kanë deklaruar se disa ditë pas ngjarjes dy persona kundrejt shumës prej 14 milion lekëve i kanë treguar se autorë të vrasjes kanë qënë shtetasit Antonio Lala dhe Aleks Lala.

Prokuroria ka mbyllur hetimet rreth një javë më parë dhe dosja është dorëzuar në Gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.

agron dervishi me familjaret
(Ne foto, Agron Dervishi dhe djali i tij)

Dervishi u ekzekutua ne 1 janar 2013, u kthye ne Shqiperi per Vitin e Ri
43-vjeçari nga Mamanasi, emigrant prej vitesh në Itali, kishte ardhur në Shqipëri për të festuar me familjen festat e fundvitit. Ai u ekzekutua mbrëmjen e 1 Janarit me katër plumba ndërsa kthehej në shtëpinë e tij në Maminas, pasi kishte lënë gruan me dy fëmijët tek vjehrri në fshatin Mazrek. Një ditë më vonë, tregtarët e zonës do të njoftonin policinë për gjetjen e trupit të pajetë të Dervishit jashtë furgonit të tij. Në vendngjarje policia gjeti gëzhojat e plumbave, por u konstatua mungesa e portofolit të të ndjerit dhe e çelësave të furgonit. Kjo, çoi dyshimet e prokurorisë drejt pistës së grabitjes. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno