Gëzim Musabelliu i PSD, emërohet
zv/ministër i Energjisë e Industrisë

Gëzim Musabelliu i PSD, emërohet<br />zv/ministër i Energjisë e Industrisë
Gëzim Musabelliu, nga rradhët e Partisë Social Demokrate është emëruar dje nga Këshilli i Ministrave, zëvendës Ministër i Energjetikës dhe Industrisë, dikaster i drejtuar nga Ministri Damian Gjiknuri.

Ky emërim, sipas PSD-së është një hap i parë që do t’i shërbejë thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit PS-PSD drejt një marrëdhënieje më të institucionalizuar midis dy partive.

Emërimi i tij në këtë post u miratua nga kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave. Gëzim Musabelliu ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Politikave dhe Burime Ujore në Ministrinë e Mjedisit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital