Ky fundivit vjen me më shumë në TRING. Platforma më e madhe televizive në Shqipëri, bëhet edhe më e madhe. Me paketën EXTRA+ në Tokësor, Satelitor dhe OTT, do të shihni shumë sport, më shumë kontent, më shumë argëtim.
I gjithë sporti në një vend të vetëm, sepse tashmë në Tring mund t’i shihni të gjitha. Premier League, La Liga, Ligue 1, Kombëtarja Kuq e Zi, Europa League, Formula 1 dhe shumë kompeticione të tjera i bashkohen Champions League, Serie A e Coppa Italia, Bundesliga, NBA e Moto Gp në Tring Sport, për eksperiencën absolutisht më shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse në vend. Gjigantët e globit, më shumë se 25 kompeticione prestigjioze sportive, të gjitha kampionatet më të forta në botë tashmë në një paketë të vetme.

Por gëzimi i këtij fundviti nuk mbaron me kaq dhe as dhuratat. Nga 20 dhjetori nis Big Brother Vip Albania, reality show që mbërthen para ekranit shikuesit dhe në Tring, për herë të parë, tashmë janë listuar 2 kanalet ekskluzive BBVA1 dhe 2, së bashku me Top Channel dhe shumë kanale të tjera, të cilat së bashku me programacionin e larmishëm, me filma e seriale premierë, spektakël e transmetime Live, kontent të dedikuar për të gjithë familjen, do t’i bëjnë këto festa të paharrueshme dhe sigurisht Tring platformën që duhet zgjedhur, si çdo vit dhe këtë vit më shumë se kurrë.

Tani është momenti për të përfituar më shumë nga abonimi juaj. Mjafton ta plotësoni atë apo të riabonoheni në paketën EXTRA+, e cila me uljet ekskluzive të fundvitit është e përshtatshme për çdo individ e familje, për të shijuar një nivel të ri argëtimi dhe të gjithë sportin në një platformë të vetme...
Përfitoni të abonoheni me ofertën festive në të gjitha pikat zyrtare të shitjes në të gjithë botën, si edhe online në faqen zyrtare tring.al.
Festat janë te dera! Këtë vit, më shumë se çdo vit... Gzo me Tring!

Komente












