Gëzohuni, ulet sërish çmimi i naftës
Eksperti: Do kushtojë më lirë se uji

Gëzohuni, ulet sërish çmimi i naftës<br />Eksperti: Do kushtojë më lirë se uji
Çmimi i naftës ka rënë nën 30 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare, për herë të parë që nga prilli i vitit 2004. 
 
Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 29.96 dollarë, për t’u kthyer më pas në 30.22 dollarë.
 
Çmimet e naftës kanë rënë në 70 përqind në 15 muajt e fundit.
 
Në një analizë të BBC,  theksohet se karburanti do të kushtojë më lirë se një shishe ujë në qoftë se çmimi i naftës vazhdon të ketë këtë rënie.
 
Rënia e çmimit të naftës po diktohet nga mbi oferta në treg.
 
Prodhimi global i arit të zi ka arritur në nivele rekord, aq sa botës po i mbarojnë magazinat për ta depozituar këtë produkt.
 
Ajo që vetëm tre apo katër vjet më parë nuk mund të imagjinohej, tani është realitet  bota po prodhon naftë shumë më tepër nga sa mund të konsumojë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)