Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të humorit shqiptar. Ai herë pas here bën dedikime të ëmbla në rrjetet sociale, për gruan dhe djalin e tij. Ditën e sotme, bashkëshortja e tij Jona ka festuar ditëlindjen dhe aktori e ka uruar në mënyrën më humoristike të mundshme.
Visjani ka publikuar një foto të disa viteve më parë, kur ai i kishte flokët më të gjatë, ishte me më shumë mjekër dhe gruaja e tij i kishte flokët më të gjatë.
“Gëzuar Ditëlindjen zemër me këtë foto plot me lesh. Unë dhe Divini të duam shumë,”- shkruan aktori krahas fotos. Të gjithë ndjekësit u kanë uruar shumë lumturi dyshes së njohur dhe normalisht kanë qeshur me urimin e aktorit!