Ashtu sikur kishte paralajmëruar, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit ka vazhduar me skanerin e ekipeve të Superiores në ditën e dytë duke u ndaluar te ekipi i Partizanit. Tekniku Italian, pasi është përshëndetur me teknikun Duro, drejtorin sportiv, Starova dhe lojtarët ka ndjekur nga afër stërvitjen me qëllim evidentimin e lojtarëve për ndeshjen me Armeninë që do të zhvillohet në Mars.
Ndërkohë që është informuar me detaje edhe në lidhje me gjendjen e dy kuqezinjve të tjerë Emiliano Vilës dhe Amir Rrahmanit.

Pas shkëmbimit të batutave me drejtuesit e kuq, De Biasi ka folur edhe për mediat duke nënvizuar faktin se skaneri do të vazhdojë. “Duhen edhe dy muaj nga ndeshja me Armeninë dhe jam në kërkim të lojtarëve sa më cilësor. Duhet të kërkojmë të marrim në kombëtare lojtarët që janë më mirë fizikisht” tha ai.

De Biasi ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me portierin Alban Hoxha, teksa më pas ka deklaruar se “Albani është një portier që më pëlqen shumë, pasi është një njeri serioz në punën që bën, ai është pjesë e tre portierëve të mi titullarë".

Në fund, tekniku ka komentuar edhe lëvizjet në merkato të kuqezinjve të formacionit të parë duke besuar se do të jetë pozitive dhe se do të arrijnë që të përshtaten, por në veçanti u ndal te Lenjani, teksa duket se është pesimist për zgjedhjen që bëri duke refuzuar Italinë për Francën.
“Lenjani shpresoj që të marrë sa më shumë eksperiencë por do ta tregojë koha nëse kjo ishte zgejdhja e duhur "përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com