Artisti italian Gianni Morandi, ka improvizuar një miniconcert në një avion ‘lowcost’ me të cilin ka qenë duke udhëtuar.
Me altoparlantin e hostesit këngëtari 78-vjeçar ka befasuar pasagjerët në bord duke kënduar disa këngë mes të cilave ‘C’era un ragazzo’ (‘Na ishte një djalë’).
Performanca e tij është bërë virale në mediet sociale dhe tanimë dhjetëra video të ‘shout’ në ajër qarkullojnë në Instagram e TikTok, ku Morandi duket i lumtur që udhëtarët i dinë tekstet e tij dhe e shoqërojnë.
Por kjo nuk është hera e parë që artisti bolonjez performon në fluturim. Në vitin 2019 gjatë një udhëtimi drejt Cefalonisë, ai rrëmbeu kitarën dhe nisi të këndojë “Se perdo anche te”. Edhe në atë rast pasagjerët kënduan bashkë me të.