Gianni Pitella: Ne jemi zgjidhja për
emigrantët,dhe batuta për De Biasin

Gianni Pitella: Ne jemi zgjidhja për<br />emigrantët,dhe batuta për De Biasin
Lideri i se majtes Europiane Ginni Pitella teksa ka pershendetur kongresin fjalën e tij e ka nisur me një batutë fill pas  prezantimit që i bëri deputeti Balla.
“Edhe unë Gianni e kam emrin por nuk jam më i fortë se De Biassi”–tha Pitella pasi Balla e prezantoi si emër të njohur dhe të dashur për shqiptarët për shkak të adashit të tij trajnerit De Biasi

Pitella ka zgjatur fjalen e tij ne nje analize te situates ne Europe dhe kontributit te Shqiperise në këtë fushë. Në mbështetje të gjetjes së një zgjidhje të përbashkët për pranimin ose jo të mijëra personave që vijnë për të kërkuar azil në vendet e Europës Pitella tha se s’duhet të bëhemi të ngurtë përballë njerëzve që vuajnë

“Jam shqiptar dhe italian. Të jemi të gatshmë që Shqipëria, Mali i zi e vende të tjera të bëhen anëtare të BE. Keni bërë gjëra madhështore, rritje ekonomike kulturore, rritja e universiteteve tuaja, qendrave tuaja kërkimore politikave të mjedisit, të energjisë, për të rinj. Ky qytet është shumë i bukur, i mrekullueshëm.

Ne jemi zgjidhja për refugjatët. Nuk jemi si e djathta europiane që pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë. Ne jemi ndryshe. Sfidat e mëdha socialistët i kanë në ADN e tyre”.

 
Në entuziazmin e fjalës së tij Pittela i atribuojë socilistëve liberalizimin e vizave dhe hyrjen e Shqipërisë në Shengen ndërkohë që ky hap u mor kur në pushtet ishin të djathtët.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare