Supermodelja amerikane, Gigi Hadid është shpallur modelja e vitit për vitin 2016 gjatë ndarjeve të çmimive të modës në Londër.

Reuters shkruan se marka më e mirë britanike është shpallur Alexander McQueen, ndërsa Gucci e ka marrë çmimin për lider biznesi ndërkombëtar.

Stilistët më të mirë të kësaj industrie, modele dhe adhurues kanë përballuar motin e ftohtë të dimrit në Londër për parakilimin mbi tapetin e kuq, para “Royal Albert Hall” ku është mbajtur ceremonia.

21 vjeçarja, Hadid e ka mundur motrën e saj të vogël, Bella dhe modelet e tjera Kendall Jenner, Adwoa Aboah dhe Lineisy Montero në kategorinë e modeles më të mirë.

[gallery]20029[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com