Gina Rinehart shpallet si femra më e pasur në botë

Gina Rinehart shpallet si femra më e pasur në botë
Revista australiane "Business Review Weekly" ka nxjerrë një listë emrat e femrave më të pasura në botë. Sipas kësaj liste, Gina Rinehart nga Australia rezulton si femra më e pasur në botë. Rajnhart merret me pasuritë minerare, aktualisht ka një pasuri prej 29. 2 miliardë dollarësh. Në këtë mënyrë Rajnharti ka zbritur në vendin e dytë femrën që deri tani ishte më e pasura në botë, Kristi Ualton, trashëgimtarja e zinxhirit Wal –Mart. Sipas kësaj reviste është bërë e ditur gjithashtu se nëse në botë vazhdon rritja e çmimit të qymyrit dhe hekurit, Rajnhart, që drejton kompaninë Hancock Prospecting, përfundimisht mund të bëhet individi më i pasur në botë. Për t'u bërë njeriu më i pasur në botë, Rajnhart do të duhet ta kalojë meksikanin, Karlos Slim, i cili vlerësohet se ka pasuri në vlerën prej 66.2 miliardë dollarësh.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi merr lejen për protestën nesër para bashkisë, policia thirrje organizatorëve: Distancohuni nga dhuna

Rithemelimi merr lejen për protestën nesër para bashkisë, policia thirrje organizatorëve: Distancohuni nga dhuna