UASHINGTON – Newt Gingrich do ta braktisë garën për në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbështesë Mitt Romney si kandidat zyrtar të republikanëve.

Lajmin e bën të ditur CNN që thotë se e ka të konfirmuar nga dy burime të brendshme të stafit të Gingrich.

Sipas CNN, Newt Gingrich do ta shpallë këtë vendim të martën në Uashington DC, ku do të dalë para mediave bashkë me familjarët dhe bashkëpuntorët e tij.

Mirr Romney kryeson, pothuaj i pakontestuar garën mes republikanëve për zgjedhjen e kandidatit për në Shtëpinë e Bardhë.

(ep/shqiptarja.com)