'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë, brenda 2030 duam edhe Formula 1

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë, brenda 2030 duam edhe Formula 1

Edi Rama në prezantimin e 'Giro D'Italia' nga vendi ynë

1734956544_edirama.JPG
Nga 9-11 maji 2025 gara e famshme e çiklzimit 'Giro D'Italia' do fillojë nga Shqipëria me tre etapat e para. Në praninë e kryeministrit Edi Rama u prezantua edhe etapa e kësaj gare që do zhvillohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Rama e vendosi kreun te rritja turistike që do i vijë vendit nga ky aktivitet që ndiqet nga miliona shikues dhe transmetohet në 200 televizione në gjithë botën.

Për një javë gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit që kapin një numër prej afro 3 mijë personash do jenë në vendin tonë. 'Giro D'Italia' nis më 9 maj 2025 dhe zgjat deri në 21 maj.

"Kemi marrë nga RCS Sport konfirmimin se Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që ka shumë vende që konkurrojnë për këtë nisje të garës dhe për këtë jam më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj dhe më ta pasur. Do tregojmë vendin tonë të mrekullueshëm për 800 milionë teleshikues nga e gjithë bota.

Më vjen mirë që do fillojë këtu sepse biçikleta është mjeti i vetëm që unë di t'i jap dhe nuk bëj shaka.

Jemi një Itali në anën tjetër të detit, ku të gjithë do përfshihen për këtë pritje të madhe. Kjo është hera e parë për ne, por shpresoj që jo e fundit. Është e sigurt që nuk do kërkojmë nisjen në 2026. Urbano Cairo, kreu i ECS nuk mundi të jetë këtu dhe unë e falenderoj, edhe pse jam me Juventusin dhe ai i Torinos.

Për ata që nuk e ndjekin çiklizmin, me këtë turne mund të them se është njësoj si të kishim këtu Cristiano Ronaldon, por me biçikletë. Për nga sipërmarrja është më e madhe se Formula 1, gjë që e duam ta zhvillojmë në vendin tonë brenda 2030", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës