‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues

Nga 9-11 maji 12025, ‘Giro d’Italia’, për herë të parë në histori do e fillojë garimin nga Shqipëria. Për këtë kryeministri Rama ishte dje në Romë, i ftuar në prezantimin e eventit sportiv ‘Giro d’Italia 2025’.

Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, një video nga momentet e djeshme gjatë prezantimit të ‘Giro d’Italia’, ndërsa shkruan se ky event do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetmë i nisjes së madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Nga Roma, Rama u shpreh i bindur se ky aktivitet do t’i japë Shqipërisë një promovim të madh turistik, ndërsa e cilësoi si një eksperiencë unike. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se është një tjetër mesazh për mbështetjen që Italia i jep Shqipërisë në rrugën drejt BE.

‘Giro d’Italia 2025’ në Shqipëri

Gara e famshme popullore, me një traditë 114 vjeçare, do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues. “Giro d’Italia”, do të transmetohet drejtpërdrejtë në mbi 200 televizione të botës.

Tre etapat e nisjes

Tre etapat e nisjes së 'Giro D'Italia' në Shqipëri do zhvillohen nga 9-11 maji 2025. Tre janë itineraret që do të ndiqen, ku spikat ajo e ditës së tretë që nis nga Vlora, përshkon një pjesë të mirë të bregdetit të jugut dhe përfundon po në Vlorë.

Itinerari, dita e parë

9 maj 2025 - gjatësia 164 kilometra

Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë 'Giro D'Italia' 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.

Itinerari, dita e dytë (Kronometër)

10 maj 2025 - gjatësia 13.7 kilometra

Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi "Skënderbej", në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit dhe do ketë gara të kronometruara për shpejtësinë.

Itinerari, dita e tretë

11 maj 2025 - gjatësia 160 kilometra

Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë. Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë - Peshkëpi - Qafa e Dushkut - Brataj - Qafa e Shkallës - Porto Palermo - Himarë - Qafa e Vishës - Iliaz - Qafa e Llogarasë - Orikum dhe fundi po në Vlorë.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre