Giro d’Italia, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë do fillojë xhirot e nisjes për tre ditë nga Shqipëria. Tanimë për edicionin e 108 të turneut janë mësuar edhe 23 skuadrat pjesëmarrëse.

Më 9 maj 23 skuadrat do të bëhen gati për etapën e parë, e cila starton në Shqipëri dhe sipas organizatorëve do të jetë një spektakël më vete pasi disniveli i zgjedhur do të bëjë që kapitenët e ekipeve respektive do të kërkojnë të arrijnë kohë sa më të mira.

Itinerari i këtij edicioni do të jetë përveç Shqipërisë, edhe në Slloveni dhe Qytetin e Vatikanit. Giro d’Italia do të kalojë përveç Durrësit, edhe në Tiranë e Vlorë nga datat 9 deri më 11 maj 2025.

18 skuadrat World-Tour dhe Team Professional:

Alpecin-Deceunink

Arkea B&B Hotels

Bahrain-Victorious

Cofidis

Decathlon AG2R La Mondiale Team

EF Education-Easypost

Groupama-FDJ

Ineos Grenadiers

Intermarché-Wanty

Lidl-Trek

Movistar Team

Red Bull-Bora Hansgrohe

Soudal Quick-Step

Team Jayco-Alula

Team Visma | Lease a Bike

UAE Team Emirates

XDS Astana Team

Israel Premier Tech (Team Professional)

Wild-card:

Q36.5 Pro Cycling Team

Team Polti Visitmalta

Tudor Pro Cycling Team VF Group Bardianicsf-Farzanè