Është zbuluar sot qëllimi i vizitës se politikanit amerikan Rudy Guliani në Tiranë.

Ish kryebashkiaku i New Yorkut ka patur një sër takimesh me politikanë shqiptarë gjatë këtyre ditëve në Tiranë, por mësohet se ai ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë  me ftese të muxhahidineve iranianë, të cilët janë të strehuar prej disa vitesh në vendin tonë.

Guliani ka qenë i pranishëm sot në festen e Sulltan Novruzit, që festohet nga iranianët dhe mbajti një fjalim përpara muxhahedinëve.

Ish-kryebashkiaku i famshëm i atentateve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork e cilësoi si emocionues praninë mes pjesëtarëve të opozitës iraniane.

Guliani shprehu gjithashtu “respekt pa kufi për qeverinë shqiptare”, e cila pranoi me lobim të SHBA-ve që ta strehonte opozitën iraniane, e cila ndodhej e rrezikuar në Irak, ku qëndronte më parë në ekzil.

Ai zhvilloi një takim edhe Maryam Rajavin, liderin e muxhahedinëve iranianë.

s.k/Shqiptarja.com