Giuseppe Conte, në pritje për t’u konfirmuar kryeministri i ri i Italisë
Koalicioni populist i Italisë zgjodhi kandidat për kryeministër një akademik pa asnjë eksperiencë politike.
Kryeministri i propozuar, Giuseppe Conte
Koalicioni populist i Italisë zgjodhi kandidat për kryeministër një akademik pa asnjë eksperiencë politike. Nëse do të konfirmohet nga presidenti Sergio Mattarella, Giuseppe Conte do të drejtojë një qeveri “antiestablishment” dhe pro shpenzimeve të bollshme, sidomos për të varfrit.
Por, kush është ky njeri? Profesori jo fort i njohur i së Drejtës Private është i lidhur ngushtë me “Lëvizjen 5 yjet”, nuk është zgjedhur kurrë në Parlament dhe në skenën politike të vendit konsiderohet thjesht një debutues.
Megjithatë, 54-vjeçari arriti në fund të shfaqet si kandidati teknokrat i kompromisit mes “5 yjeve” dhe “Lega Nord”-it, dhe si një njeri që po merr përsipër barrën e rëndë të menaxhimit të një aleance të vështirë, mes dy partive që nuk kanë qeverisur ndonjëherë në nivel kombëtar.
Në dritën e prozhektorëve përfundoi për herë të parë në zgjedhjet e 4 marsit, kur emri i tij u paraqit nga “5 yjet” si ai i ministrit të mundshëm të Administratës Publike, që do të ngarkohej me pastrimin e burokracisë famëkeqe dhe komplekse të vendit.
Si fillim, ne duhet të rrëzojmë plot ligje të padobishme, do të deklaronte asokohe. Profili i tij në “whatsapp”, siç raportojnë mediet italiane, reflekton mënyrën e vet të të menduarit. Bëhet fjalë për një citat të presidentit amerikan John F. Kennedy: Çdo arritje fillon me vendimin për ta provuar!
Conte është cituar gjithashtu të pohojë se ka votuar për të majtën, por se ideologjitë e shekullit të XX nuk u përshtatën më politikave të shekullit të XXI-të.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42