Giusy Ferreri magjeps fansat, mbi
2 orë live në sheshin 'Nënë Tereza'FOTO/Ferreri e veshur kuqezi në skenë

Giusy Ferreri magjeps fansat, mbi<br />2 orë live në sheshin 'Nënë Tereza'FOTO/Ferreri e veshur kuqezi në skenë
Këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri ka magjepsur për mbi dy orë 'live' të gjithë fansat e shumtë që ishin mbledhur në sheshin "Nënë Tereza", për të ndjekur performancën e saj.
 
Entuziasmuese ishte edhe performanca e saj në veshje në skenë ku dominonte "kuq e zi"-ja, për nder të festave kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit dhe Çlirimit.  

Ajo ka kënduar disa nga këngët më të njohura nga repertori i sja i pasur muzikor si “Novembre", "Bangkok", "Ma il cielo è sempre più blu", "Volevo te", duke i dhuruar kështu publikut shqiptar në këtë "Natë të Bardhë" një mbrëmje për të mos u harruar.
 
Këngëtarja e njohur italiane është pritur në shesh me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët kanë sfiduar të ftohtin për të parë perfomancat e saj të mrekullueshme.

[gallery]19933[/gallery]
Fotogaleri 
Giusy Ferreri
(Këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri)

Fotot: Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com



(Video nga koncerti)



Por cila është biografia e këngëtares që performoi mbrëmjen e sotme në kryeqytet?
 
Emri i vërtetë i këngëtares është Giuseppa Ferreri dhe të gjithë e njohin si Giusi. Ka lindur në 18 prill të vitit 1979 në Palermo. Giusy Ferreri ka filluar të këndojë qysh në moshë të vogël duke ndjekur pasionin e saj, të kënduarin dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë.
 
Origjina e saj është nga Sicilia edhe pse ngaherë ka jetuar në periferi të Milanos. Pasioni i saj për botën e muzikës e shtyu që në moshën 14-vjeçare të studiojë kanto dhe piano. Ka qenë pjesëtare e bandave të ndryshme muzikore me të cilat ka eksperimentuar lloje të ndryshme të muzikës.
 
Talenti i saj spikati në vitin 2008 gjatë talent show-t “X Factor” dhe më pas asgjë s’do ta ndalte suksesin e saj, duke u bërë një nga zërat më të dashur për publikun Italian por jo vetëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi dje pasdite “Çelësin e Qytetit” këngëtares së njohur italiane.
 
Bashkia e Tiranës, kishte organizuar një sërë aktivitetesh për mbrëmjen e "Natës së Bardhë", por këngëtarja italiane ishte pjesa kulminante e kësaj mbrëmje.
 
Nisma për “Natën e Bardhë” vjen si një traditë që nga koha kur Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.





[gallery]19927[/gallery]


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën