giz
LAJMËRIM PËR TENDER KUALIFIKIMI PARAPRAK
 
1. Kushtet e përgjithshme
 
1.1 Kërkuesit : Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman (GIZ), Zyra në Tiranë
       Adresa: Rr. Skënderbej, Nr. 21/1
 
1.2  Profili: Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman (GIZ), Zyra në Tiranë që nga viti 1988 mbështet Shqipërinë në rrugën drejt Integrimit Europian dhe zhvillimit nëpërmjet projekteve që zbatohen në fushat: për Zhvillim Ekonomik, Reforma ligjore në ekonomi, Edukim dhe Kualifikim Profesional, Reforma në sektorin e ujësjellësit dhe fusha të tjera.
 
1.3  Subjekti: GIZ fton Agjenci Udhëtimi të kualifikuara të shprehin interes në sigurimin dhe menaxhimin e shërbimeve të udhëtimeve sipas kërkesave të Zyrës së administratës dhe të Projekteve të GIZ.Profili i udhëtimeve të GIZ është kryesisht Tiranë - Gjermani - Tiranë, sipas nevojës dhe në vende të tjera.Të gjithë subjektet ligjore të interesuar në proçesin e aplikimit duhet të kërkojnë  një formë aplikimi në adresën; [email protected]
    
1.4 Data përfundimtare për pranimin e aplikimit të plotësuar në anglisht është 04 Qershor 2014.Dokumenti i plotësuar në mënyrë të saktë, duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur, të vulosur me mbishkrimin:
Aplikim për kualifikim paraprak “Menaxhim Shërbime Udhëtimi” adresuar tek
 
Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman (GIZ), Zyra në Tiranë,
Rr. Skënderbej, Nr. 21/1
Tiranë
 
Proçesi i kualifikimit do të fillojë pas datës së mbylljes së aplikimit. Aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm kandidatët e kualifikuar do të ftohen të marrin pjesë në tender.