TIRANE - Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Ilir Karçinit për ndryshimin e masës së sigurisë, që do t’i jepte atij lirinë. Biznesmeni kishte bërë rekurs në këtë gjykatë me pretendimin se nuk kishte "gisht" në porositjen e vrasjes së biznesmenit tjetër Pirro Bare, që ishte dhe konkurent i tij.
 
Burime për A1 Report, bëjnë me dije se ka qenë kjo javë kur Gjykata e Lartë i ka refuzuar ndryshimin e masës duke penalizuar në këtë mënyrë Karcinin, në paraqitjen e argumentave mbrojtës para Kolegjit.
 
Ilir Karçini u akuzua si porositës i vrasjes së biznesmenit Pirro Bare, vrasje e cila do të kryhej nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Krimi u parandalua nga policia para se të ndodhte ditën kur duhet të veprohej, pasi unifformat blu arrestuan Sinanajn.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)