Policia e Cerrikut ka vënë në pranga dy persona të cilëve iu janë gjetur e sekuestruar 31 doza lëndë narkotike.
Siç bëhet e ditur Xhulio Çelaj, vjeç 20 dhe Elio Haka, 27 vjeç u arrestuan nga në vendin e quajtur Ura e Zezë në afërsi të fshatit Papërr, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Elio Haka tip “Peugot” me targa janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 doza me lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva, një automjet tip “Peugot”, me targa AA 213 MP dhe 15.000 lekë.
Po ashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Edison Sallaj 27 vjeç, pasi gjatë ditës së djeshme duke drejtuar mjetin e tij vetuë tip “Opel”, me targa AA 868 DR, në qëndër të qytetit në afërsi të 1 Majit, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz” veturë, me targa AA 905 LE.Si pasojë është aksidentuar lehtë këmbësori, A.D, 51 i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Artur Çela, 36 vjeç pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat” me targa AA 918 GP, në afërsi të fshatit Shezë Peqin, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com