Gjërat bëhen serioze, Bradley
prezanton Irinën me të ëmën

Gjërat bëhen serioze, Bradley<br />prezanton Irinën me të ëmën
E di që gjërat janë serioze në momentin që takoni prindërit e njëri tjetrit apo jo?! Bradley Cooper duket se ka rënë 'kokë e këmbë' në dashuri, pasi ka prezantuar të dashurën e tij prej pak kohësh, modelen Irina Shayk, me të ëmën. Treshja ka kaluar një fundjavë romantike (?) në Atlantic City në New Jersey.

Aktori 40-vjeçar dhe ish- e dashura 29-vjeçare e Cristiano Ronaldos kanë ekspozuar trupat e tonifikuar në plazh, teksa shijonin shoqërinë e 'mami Glorias'. Burime për E! Ness mësohet se kanë thënë se 'Irina është shumë e lumtur për mënyrën se si po ecin gjërat me Bradley, e adhuron nënën e tij dhe shkojnë shumë mirë bashkë'.

"Irina shkon mirë me cilindo që e prezanton i dashuri i saj, prandaj dhe marrëdhënia e tyre është kaq e thjeshtë. Gloria, mamaja e Bradley, është gjithashtu shumë e komunikueshme dhe do vetëm që djali i saj të jetë i lumtur"- shton E! News.





Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

23/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike